Pas tensioneve në Kuvend, ku kryeparlamentari Niko Peleshi ndërpreu për disa minuta punimet, deputetet demokrate kanë dalë në një dalje për mediat.
Deputetja Albana Vokshi kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës dhe marrjen e masave disiplonore ndaj tij, me pretendimin se ka shantazhuar deputetet e opozitës.
“Është cënuar fjala e lirë. Jo vetëm që kryetari i Kuvendit po provokon opozitën, po ju mohon të drejtat procedurale të saj. Po u heq fjalën dhe zonjave dhe burrave deputetë të opozitës. Ne, lidhja Demokratike e Gruas, grupi parlamentar i PD, e dënon aktin e rëndë nga Taulant Balla dhe kërkon që të seanca të vijojë pas përjashtimit të tij nga seanca plenare, të përjashtohet duke marrë dënim maksimal. Balla nuk e ka vendin në këtë parlament. Ajo që ndodhi është se zoti Peleshi, duke provokuar situatën, ka refuzuar që t’i japë fjalën për procedurë deputetëve të opozitës. Më pas ia kaloi fjalën një deputeteje të opozitës dhe më pas ia dha fjalën socialistes Bora Muzhaqi. Sot Niko Peleshi i heq fjalën zonjave të opozitës. Ne këtë nuk do ta pranojmë. Taulant Balla, në momentin kur deputetët e opozitës kanë kërkuar të rimarrin fjalën që u takon, është kthyer nga deputetët e opozitës, duke i shantazhuar dhe intimiduar. Kjo mjafton që ky parlament është i mbushur me njerëz të inkriminuar.”, tha ajo.
