Dolores Kraja, një emigrante shqiptare që prej 30 vitesh jeton në Gjermani, i është bashkuar protestës që po mbahet prej 12 ditësh në kryeqytet.
Në një bisedë për “Programin e drekës” në News24 përballë Ola Brukos, emigrantja shqiptare tha se Rama dhe Berisha duhet të largohen dhe vendi të drejtohet nga të rinj të shkolluar jashtë vendit.
“Jetoj prej 30 vitesh në Gjemani. Tani jam një njeri i lirë. Nuk i përkas asnjë partie. Pashë që u çuan njerëzit, pa parti. Mendova një herë dhe më thanë vajzat; ik. Kur pashë që nuk kishte parti në lojë, erdha! Reagova se e dua vendim tim! Nuk kam shkuar kurrë një protestat e partive. Kjo është hera e parë që vij në një protestë. Pasi është protesta e qytetarëve. Në gjithë Gjermaninë janë organizuar për protestën. Sot rreth 80-100 persona vijnë nga Gjermania. Unë e kisha biletën e kthimit në 11, por e kam shtyrë. Synimi i kësaj proteste është mbi gjithçka, që këta të dy Rama dhe Berisha duhet të largohen, shkojnë në burg a ku, s’ka rëndësi, por duhen të largohen. Vendi duhet të drejtohet nga shqiptarë që janë shkolluar jashtë. Që do të ketë të vjetër aq që bëhet fjalë, se është e vështirë që të largohen, por baza duhet të jetë e papërlyer. Ata që shkojnë pas partisë, për mua nuk funksionojnë.”, tha ajo.
