Juristi Enkelejd Alibeaj foli në një intervistë në “News24” për situatën politike në PD. Alibeaj u shpreh se sot Partia Demokratike është në një krizë legjitimitet dhe se sipas tij janë më komodë të bëjnë pazare me Ramën.

Alibeaj ndau edhe qëndrimin e tij për garën për kryetar në PD dhe për kandidaturën e Ervin Salianjit, duke thënë se koncepti i vetë-përjashtimin nuk ekziston, gjithashtu thekson se Berisha ka frikë nga gara.

“Koncept vetë-përjashtimi nuk ka. Asnjë nga statutet e partisë nuk ka qenë. Nuk ka sens. Por teksa përdoret rëndon nga Berisha koncepti i vetë-përjashtimit tregon sikletin e madh. Mesa duket nuk i ka mbështetësit. Duket se ka nuhatur se mbështetja e verbër militanteske që ka pasur dikur, mesa duket ka nisur të bjerë dhe si nuhatës i mirë, ka ecur me idenë që t’i presim kokën që në fillim. Ka përjashtuar Salianjin, dhe mesa duket nuk do e lejojë të kandidojë. Mendoj që kjo i jep edhe më shumë kuota Salianjit. Kjo varet edhe nga veprimet e Salianjit. Por Sali Berisha edhe mund të zgjidhet, por do zgjidhet si njeri që ka frikë nga gara. Ka një lëvizje aty brenda që nëse lidhet e pakontrolluar, apo nëse do lihet një kandidaturë alternative, pakënaqësia mund të shkojë te kandidati tjetër. Berisha në çdo rast i humbur si e përjashton , si nëse  e lë në garë”, tha ai.

Më tej ai theksoi se PD nuk e ka luksin të përjashtojë njerëz, por sipas tij e bën këtë sepse nuk ka aspak ambicie apo nuk ka synim pushtetin.

“Simptomat përse kjo parti dikur e quajtur demokratike, shpresë e madhe për shqiptarët, me kalimin e kohës humbi të gjitha vlerat e saj deri sa arriti të degradojë. Tani është klub i mbyllur interesash dhe interesaxhinj, nuk e konsideroj më parti. Ajo që po ndodh tani është një provë e fortë dhe agresive e atyre gjërave që unë dhe të tjerë lamë te PD. Për personazhet e Durrësit i njoh, por ajo skenë më kujtoi ato skena që Berisha bënte në 2021-2022. Pra atë që mbollën po korrin. E dëgjova që deklaruan se kemi qenë mbështetës të Berishës…Tashmë gjenden në këtë skenë. Pra ndodhen në një krizë legjitimiteti dhe nuk funksionon më si parti që synon të rrisë bazën. Përjashtime në Durrës, Elbasan e Mat, pra një parti që përjashton njerëz , ka hequr dorë nga diçka që është madhore, synimin e pushtetit. Unë e kam thënë, që nëse sot sistemi politik është i mbyllur dhe vazhdon prej  30 e kusur vitesh. Berisha me Ramën nga 2008, japim e marrin me njëri tjetrin. Raporti që kanë krijuar për armikun e madh të përbashkët që është drejtësia, këto simptomat e përjashtimeve nuk më habisin. Pra i njëjti fenomen po ndodh dhe te PS, sepse janë në pikën që të ruajnë pozicionet dhe të largojnë çdo rebelizëm. Dje i shkuan te dera e shtëpisë dhe i protestuan dhe tregon shumë për Berishën. Ata njerëz kanë filluar të qartësohen se e gjitha ka qenë hipokrizi. Sistemi 30-vjeçar, ky duopol ka ardhur në moment final, nuk do e mbajnë gjatë për shkak të shumë katalizatorëve të tjerë, njëri prej të cilëve është drejtësia”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: