Juristi Enkelejd Alibeaj shprehu një vlerësim për figurën e Erion Braçes. Ndërsa komentoi kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës, gjatë një interviste në “News24”, Alibeaj tha se fakti që Braçe ka dalë hapur tregon se po prishet një rregull i injektuar nga kryeministri Edi Rama që ky i fundit urdhëron dhe të tjerët nënshtrohen.

“Rama kërkon njerëz të bindur, ushtarë. Fakti që Braçe ka dalë tregon se po prishet një rregull i injektuar shumë fort nga Rama. Që Rama urdhëron të tjerët nënshtrohen. Por duhet parë se sa seriozisht e ka thënë Erion Braçe, atë që ka thënë. Por duhet të them edhe një gjë, a është kjo një ambicie personale, apo e konsultuar me grupime të tjera në PS. Nëse do ishte kështu atëherë duhet të bëhemi gati të shohim se edhe në PS po fillon të krijohet një rrymë, lëvizje që arrin të kuptojë faktin që mënyra e qeverisjes së Ramës, problemet me drejtësinë, ndërkombëtarët, procesin e integrimit që është ndërprerë, ka filluar të kuptojë që është fundi i një qeverisje autokratike. Braçe është një person që ka një kapital të vetin politik ta pranojmë këtë, punëtor i vjetër politik. Pra edhe në bunkerin e PS  duket se kanë nisur plasaritjet e para”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb