Partia Demokratike mban më 17 prill protestën e radhës kombëtare, nga ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë socialiste.

Deputetja demokrate Albana Vokshi, në “Programin e Drekës” në News24 ka deklaruar se ende nuk është marrë një vendim në lidhje me skenarin që do të ndiqet, por do të merren propozime nga baza.

“Nuk mund të flas për skenar, nuk jam pjesë e grupit të punës, detajet do t’i japë grupi, por po merren propozime nga strukturat. Po diskutojmë dhe marrim propozime nga baza, nga anëtarët janë propozuar disa mënyra për zhvillimin e protestës dhe më pas do të vendose. Pritshmëritë janë që të jetë një protestë edhe më masive se e para. Protesta jonë nuk ka qëllime partiake. Çdo qytetar është i ftuar të na bashkohet. Protesta mund të ishte organizuar nga shoqëria civile por nuk e kanë bërë, as organizata të ndryshme. Kërkojmë qeveri teknike dhe dorëheqje të Ramës. Nuk ka integrim në BE me Ramën”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb