Deputetja e PD, Alban Vokshi ka folur në “Programin e Drekës” me Ola Bruko në News24, edhe në lidhje me përjashtimet në parti dhe debatin e brendshëm që ka nisur pas këtyre zhvillimeve.

E pyetur nëse PD po përjashton mbështetësit e Ervin Salianjit, ajo u shpreh se janë larguar ata që kanë punuar kundër interesave të demokratëve, ndërsa shtoi se propozimet për rastet kanë ardhur nga seksionet ose grupseksionet.

 

Pjesë nga diskutimi:

Albana Vokshi: Në lidhje me përjashtimet në PD, po largohen ata që kanë punuar kundër interesave të demokratëve. S’mund të jenë pjesë e listave të PD. Janë grupseksionet, seksionet e PD që vendosin.

Ola Bruko: Përjashtime për shkak se mbështetën Salianjin?

Albana Vokshi: Ai mundohet të takojnë 1-2 kokrra demokratësh andej e këtej. Nuk mendoj se është kaq i rëndësishëm Salianji. Unë di listat e 2 degëve të mia, në secilën prej rasteve që kanë dalë kundër vendimeve dhe linjës së PD, që kanë bërë fushatë për PS, kanë qenë komisionerë të PS, nuk janë më në listën e PD të Kamzës dhe Vorës. Kush i jep rëndësi vetes se mua më hoqën, nuk ka fare vërtetësi në këto deklarata. Merrni listat, ka edhe mjaft të tjerë që nuk janë anëtar sepse nuk plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të PD. Ka vendime unanime të degëve, të ardhura me propozime të seksioneve apo grupseksioneve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb