Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka komentuar gjuhën e përdorur ditën e djeshme në seancën plenare në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Ai u shpreh se gjuha e përdorur prej tij është banale aq më tepër kur ajo i drejtohet deputeteve gra të Kuvendit.

Sipas Mediut, Balla përdoret nga kryeministri Edi Rama që të bllokohen seancat dhe t’i jepet fund parlamentarizmit.

“Nëse ka një karakter që në gjithë qenien e tij, në karrierën e tij, ky quhet Taulant Balla. Ai është një shpifës, por unë nuk dua të merrem me to, sepse nuk jam as prokuror as gjyqtar. Këtë e ka bërë me vite me radhë, e bën qëllimisht, për reagimet e Gërdecit, që të nxisë familjarët. Unë nuk akuzohem për shpërthimin në Gërdec, por për shpërdorim detyre. Është provuar që nuk kam asnjë përfitim interesi. Akuza është e qëllimtë politike. Është turp që drejtësia të kontrollohet nga takimet e Taulant Ballës dhe ai të rrijë në Kuvend të ngrihet në Parlament dhe të flasë. I vjen një mesazh sa herë për të kërcënuar deri në banalitet e të thotë gjëra idioteske. Unë punoj për interesin e Shqipërisë edhe kur shkoj në SHBA apo takimet atje dhe këtë do e bëj si deputet i Parlamentit dhe do përpiqem ta bëj vazhdimisht. U përpoqa edhe dje të kafshoja gjuhën duke përdorur shprehje, nëse lufton me derrat bëhesh pis, dhe derrave u pëlqen kjo lloj lufte, por unë nuk do të futem ndonjëherë në këtë lloj lufte.
Balla ka një gojë të prishur dhe po prish parlamentalizmin. Kur një deputetet fyen një deputete tregon se ka fyer motrën nënën dhe vajzën e tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb