Trajneri i Atletico Madrid, Simeone ka bërë me dije se ndaj Barcelonës do të jenë 5 lojtarë që do të mungojnë. Bëhet fjalë për Rodrigo Mendoza, Pablo Barrios, Jan Oblak, Marc Pubill dhe Johnny Cardoso.
“Futbolli është për lojtarët, jo për trajnerët. Barcelona ka luajtur në një mënyrë të caktuar që kur trajneri i tyre ka ardhur, me vijë të lartë mbrojtëse dhe pozicionim ofensiv për të përfituar nga duelët. Ne, me stilin tonë të lojës, siç kemi bërë për 14 vitet e fundit, do të vazhdojmë të përpiqemi të garojmë kundër tyre.
“Të gjithë lojtarët e lënduar po përparojnë shumë mirë. Jan do të stërvitet me grupin të hënën. Edhe Mendoza do t’i bashkohet grupit të hënën. Pablo është duke bërë shumë mirë. Ndërsa Pubill po stërvitet fort që të na ndihmojë sa më mirë kur të jetë e nevojshme.”
