Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia i ka ofruar Iranit inteligjencë satelitore mbi infrastrukturën energjetike të Izraelit. Sipas tij, ky informacion mbulon rreth 50-53 vende dhe po përdoret për të kryer sulme ndaj objektivave civilë, pa asnjë qëllim ushtarak.

Zelensky theksoi se përvoja që Rusia ka fituar gjatë luftës kundër Ukrainës po i transmetohet Iranit, duke përmendur si shembull dronët Shahed — të njëjtat lloj që përdor Rusia, por me emër tjetër dhe të përmirësuar në modele më të reja.

Ky lajm rrit shqetësimet për përhapjen e teknologjisë ushtarake dhe përdorimin e saj kundër infrastrukturës civile, duke theksuar tensionet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe rrezikun për sigurinë ndërkombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb