“Me lejen e Iranit”, 15 anije kanë lundruar nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orët e fundit, raportojnë mediat iraniane.

Disa zyrtarë iranianë, përfshirë Ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi, kanë deklaruar vazhdimisht se korridori detar nuk është i mbyllur. Ai gjithashtu shton se Ngushtica vijon të jetë e mbyllur vetëm për “vendet armike”.

Megjithatë Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të sulmojë termocentralet dhe urat nëse kërkesat e tij nuk do të plotësohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb