Konferenca e 8 ndërqeveritar e zhvilluar mbrëmjen e së martës ishte një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit, ku u hap faza e mbylljes së 33 kapitujve negociues.
I fundit që do të mbyllet është grupkapitulli i Themeloreve.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se qeveria pritet të sjellë në Kuvend së shpejti 8 paketa ligjore mes të cilave më re rëndësishme është ajo e ndryshime në Kodin Penal dhe ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë.
PD pak ditë më parë njoftoi se ka qëllim rishikimin e 3 ligjeve, së pari atë për anulimin e shfuqizimit të ligjit për investitorët strategjik, dekriminalizimin e plotë të shpifjes për gazetarët përfshirjen në Kodin Penal të një neni për pastrimin e parave.
