Pas një kohe të gjatë pa u shfaqur në publik ndërsa dyshimet nëse është apo jo gjallë, apo edhe i plagosur rëndë, udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei shihet në një video të shpërndarë nga Irani. Videoja është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale ndërsa Khamenei shihet duke hyrë në një dhomë ku planifikohen operacionet.

Videoja duket se vjen si kërcënim për Izraelin dhe SHBA, ndërsa në të paralajmërohen sulme mbi objektet bërthamore izraelite.

Kjo pasi në video, në dhomën e planifikimit të operacioneve, shihet një ekran ku shfaqet objektin bërthamor Dimona i Izraelit së bashku me koordinatat e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb