Britney Spears ka ndarë me ndjekësit një eksperiencë të pakëndshme pas një trajtimi kozmetik, duke treguar se një injektim Botox-i në zonën e syrit i shkaktoi shqetësime.
Këngëtarja 44-vjeçare e bëri publik rrëfimin përmes një videoje të postuar në Instagram, ku tregoi syrin e majtë dhe shpjegoi se çfarë kishte ndodhur pas procedurës.
Sipas Spears, mjeku kishte injektuar një sasi të madhe Botox-i pranë syrit të majtë, duke bërë që qepalla t’i binte ndjeshëm. Ajo tha se gjendja zgjati rreth katër javë, gjatë të cilave u ndje veçanërisht në siklet sa herë që dilte nga shtëpia.
“ Mjeku më vuri shumë Botox në syrin e majtë”, tha këngëtarja.
View this post on Instagram
Spears shoqëroi postimin edhe me një mesazh të drejtpërdrejtë për ndjekësit, duke shprehur zhgënjimin e saj ndaj eksperiencës me disa mjekë të estetikës në Los Angeles.
“Nuk mund t’i besosh askujt”, shkroi ajo, duke paralajmëruar se premtimet për një rezultat më të mirë nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se një procedurë kozmetike do të kalojë pa komplikacione.
Këngëtarja tha se qepalla filloi të rikuperohej gradualisht dhe pas rreth një muaji gjendja u përmirësua.
Në fund të mesazhit, Spears iu drejtua veçanërisht grave, duke i këshilluar të tregohen të kujdesshme përpara se t’i nënshtrohen procedurave estetike dhe të zgjedhin me shumë kujdes mjekun që do të kryejë trajtimin.
“ Kujdesuni për trupat tuaj, sepse ju përkasin juve”, ishte këshilla e saj për ndjekësit.
