Christina Hammock Koch është një nga katër astronautët e misionit Artemis II dhe gruaja e vetme në ekuipazh . Ky mision do të bëhet fluturimi i parë i njerëzve rreth Hënës pas disa dekadash, dhe Christina sjell një eksperiencë të jashtëzakonshme në hapësirë.

Christina është astronaute që ka qëndruar më parë 328 ditë rresht në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), duke vendosur rekordin për fluturimin më të gjatë të një gruaje në hapësirë. Gjatë kësaj kohe:

Bëri më shumë se 5200 rrotullime rreth Tokës.
Kryente eksperimente shkencore në biologji, fizikë dhe teknologji.
Studionte efektet e mikrogavitacionit në trupin njerëzor, njohuri thelbësore për misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars.
Christina nuk qëndroi vetëm brenda stacionit. Ajo bëri spacewalks, pra qëndrim jashtë stacionit ISS për të riparuar dhe instaluar pajisje.

Ecjet hapësinore janë ndër aktivitetet më të rrezikshme në hapësirë, ku çdo gabim mund të jetë fatal. (Në foton kryesore shihet Christina Koch gjatë punës jashtë ISS, në gravitet zero)
Christina i ka kryer me sukses, duke treguar aftësi dhe qetësi të jashtëzakonshme në mjedise ekstreme.

Në misionin Artemis II, Christina është specialiste e misionit, duke monitoruar sistemet e Orion dhe duke ndihmuar ekuipazhin gjatë orbitës rreth Hënës. Ky mision është test për fluturimet e ardhshme që do të zbresin në sipërfaqen hënore dhe përvojat e saj në ISS e bëjnë një aset të pazëvendësueshëm për NASA-n.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Christina Koch tregon qëndrueshmëri, përgatitje dhe vizion hapësinor që e bëjnë të veçantë. Ajo nuk është vetëm gruaja në Artemis II, por edhe një nga astronautet më me përvojë në historinë moderne, duke shtruar rrugën për eksplorime më të largëta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb