Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, zhvilloi sot një takim të veçantë me kreun e SPAK, Klodian Braho, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Hita u pa të hynte me automjet nga hyrja kryesore e godinës, mesditën e kësaj të mërkure, për të diskutuar çështje të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Kjo është hera e parë që Braho pret Hitën në takim, pas marrjes së detyrës nga ky i fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: