Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar popullit të vendit të tij.

Netanyahu u shpreh se, para çdo gjëje tjetër, donte të “përkulte kokën” para izraelitëve të vrarë në luftë deri më tani.

“Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli është më i fortë se kurrë – kjo është e gjitha në fund të fundit. Ky nuk është fundi”, u shpreh ai.

“Irani po hyn në këto negociata i mundur dhe më i dobët se kurrë”, tha ai, ndërsa theksoi se Izraeli ka ende qëllime për të arritur.

Netanyahu nënvizoi se bashkëpunimi SHBA-Izrael është ende i fortë.

Irani nuk është në gjendje të prodhojë raketa të reja, deklaroi ai, duke thënë se forcat e tij po qëllojnë tani nga rezervat e tij ekzistuese në depo.

Netanyahu pretendon gjithashtu se materiali bërthamor i Iranit do të nxirret nga vendi, ose me marrëveshje, ose duke fituar luftën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb