Lufta në Lindjen e Mesme po përmbys jetën dhe jetesën e njerëzve në rajon dhe më gjerë.
Kjo u theksua në një deklaratë pas takimit të mbajtur më 8 prill midis krerëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Grupit të Bankës Botërore (WBG) dhe Programit Botëror të Ushqimit (WFP).
Në takim u diskutua efektet e luftës në Lindjen e Mesme në ekonominë globale dhe sigurinë ushqimore.
“Kjo ka shkaktuar tashmë një nga tronditjet më të mëdha në tregjet globale të energjisë në historinë moderne. Rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave, e kombinuar me ndërprerjet në transport, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe pasigurinë ushqimore”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu u vu re se barra më e madhe do të bjerë mbi popullatat më të cenueshme të botës, veçanërisht mbi ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të varura nga importi:
“Rritjet e çmimeve të karburantit dhe rritjet potencialisht të ndjeshme të çmimeve të ushqimeve janë veçanërisht shqetësuese në vendet ku hapësira fiskale është e kufizuar dhe barra e borxhit është tashmë e lartë, duke zvogëluar aftësinë e qeverive për të mbrojtur familjet vulnerabël.”
U tha se të tre institucionet do të ofrojnë mbështetje për stabilitetin dhe rritjen ekonomike.
