Një incident i pazakontë ka ndodhur në Meksikë. Ndërsa po mbahej një funeral, dy gra janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet momenti kur nis edhe sherri mes tyre, duke shkaktuar shqetësim tek të pranishmit dhe te familjarët e të ndjerit.
Konflikti nisi kur një grua u shpreh: “Dashuria ime do të më mungosh shumë”.
Kjo fjali ka sjellë edhe reagimin e revoltuar të gruas tjetër e cila menjëherë duke bërtitur ka pyetur: “Kush je ti?”
Aty kuptoi se gruaja e parë kishte pasur një lidhje me të ndjerin dhe gjërat dolën jashtë kontrollit.
