OKB ka dënuar sulmet izraelite në të gjithë Libanin. Nga sulmet kanë humbur jetën më shumë se 250 persona.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres dënon sulmet ndaj civilëve, ndërsa ngre alarmin për situatën shqetësuese.

“Dënoj fuqimisht humbjen e jetëve civile dhe jam thellësisht i alarmuar nga numri në rritje i viktimave të civilëve”, tha ai.

Ai tha gjithashtu tha se sulmet paraqesin një “rrezik të madh për armëpushimin dhe përpjekjet për të shkuar drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb