Pasi mundi Lakers një ditë më parë, skuadra kampione e Oklahoma fitoi të mërkurën edhe ndaj ekipit tjetër të Los Anxhelosit, Clippers, me shifrat 128-110. Holmgren realizoi 30 pikë për Oklahoma, mbështetur nga Shai me 20 pikë.
Skuadra e Orlando, falë 62 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 132-120 Minnesota. Detroit konfirmohet si ekipi më i mirë në Lindje, duke mposhtur sot 137-111 Milwaukee dhe konsolidon vendin e parë. Të gjithë titullarët e Detroit realizuan mbi 10 pikë (Duren me 21 pikë më i miri). Fiton edhe Phoenix, 112-107 ndaj Dallas, ndeshje ku shkëlqeu Devin Booker, autor i 37 pikëve.
Skuadra e San Antonio mposhti 112-101 Portland, ndeshje ku dyshja Fox-Johnson realizoi 45 pikë për Spurs. Nuk zhgënjen Denver, që mundi 136-119 Memphis, sfidë ku diferencën e bëri Murray, autor i 26 pikëve. Fiton edhe Cleveland, 122-116 ndaj Atlanta, ku protagonist ishte Donovan Mitchell me 31 pikë.
