Ironitë dhe mesazhet therëse ndaj kreut të qeverisë nuk kanë të ndalur në këtë ditë të 18-të të protestës masive që ka mbushur Tiranën. Gjatë fjalimeve të njëpasnjëshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një nga qytetarët ka marrë mikrofonin duke shkaktuar reagime të shumta në turmë me ironizimin e tij të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Jemi këtu për të nxjerrë fytyrën e vërtetë të këtij piktorit. Këtij diktatorit të vogël!” deklaroi ai mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve të qytetarëve të pranishëm në shesh.

Thirrjet “Rama ik!” janë pasuar menjëherë pas kësaj deklarate, ndërsa turma e pozicionuar në aksin kryesor të kryeqytetit po vazhdon qëndresën me pankarta në duar dhe kërkesa të prera për rrëzimin e asaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb