Arben Kola, një prej organizatorëve të protestës që po mbahet prej 17 ditësh në Tiranë, bëri thirrje që qytetarët të luftojnë për veten. Ai tha se nuk do të jetë pjesë e politikës, duke shtuar se ata që do të jenë pjesë e qeverisë së re, do të jenë emra të nderuar.
“Nuk jam kryeministri dhe unë nuk do të jem në politikë. Ata që do të jenë, do të jenë shqiptarët më të mirë që ka Shqipëria. Gjithsecili që vjen në këtë shtet, e bën se e ndjen. Mos dilni për asnjë individ.
Nuk do të kemi kultin e individit, do të dalim për veten. Arbeni kaq di të bëjë, mos më kërkoni më shumë se sa di të bëj”, tha ai.
