Eleminimi i turpshëm i Italisë nga Bosnja-Hercegovina bëri që axurrët të mbeten përsëri jashtë Botërorit. Një nga ata që e ka përjetuar shumë keq dështimin është portieri i Italisë, Gigio Donnarumma.
“Kanë qenë ditë të vështira, siç ishin për të gjithë italianët që, si unë dhe i gjithë ekipi, donim me dëshpërim të ktheheshim në Kupën e Botës. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm dhe duhet ta pranojmë këtë dhe të ecim përpara.
“Ditët e para ishte e vështirë ta pranonim, por duhet të fillojmë nga e para, të ecim përpara dhe të reagojmë.
Sa i përket lajmit që u publikua nga “La Repubblica”, sipas të cilit disa lojtarë të Italisë kërkuan një premio për kualifikimin, portieri tha: “Komentet më lënduan, fjalët që u thanë. Si kapiten, nuk i kërkova kurrë ekipit kombëtar asnjë euro. Ajo që bën ekipi kombëtar është një dhuratë për lojtarët që kualifikohen për një turne, por kaq është; askush nuk i kërkoi asgjë Federatës. Dhurata jonë ishte të shkonim në Kupën e Botës, por për fat të keq nuk ndodhi. Askush nuk kërkoi bonuse”.
