Në pikën Kufitare të Kapshticës vijon fluksi i lartë i lëvizjeve. Megjithatë situata paraqitet e qetë dhe e menaxhueshme. Kjo falë shtimit të sporteleve në hyrje, ku aktualisht po punohet me 5 të tilla, duke përshpejtuar ndjeshëm punimet.

Sipas të dhënave për 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë në territorin shqiptar 7475 shtetas, ndërsa kanë dalë 2741.

Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës janë regjistruar 3292 hyrje dhe 2984 dalje shtetasish.

Autoritetet vijojnë të mbajnë në monitorim situatën, ndërsa fluksi pritet të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb