Profesor Ardian Ndreca ka mbajtur ligjëratën me temë “Gjykimi estetik. E bukura dhe e kundërta e saj” në Qendrën “Sotir Kolea” në Bibliotekën Kombëtare. Përballja e perceptimi i njeriut për të bukurën u pa në epoka të ndryshme duke nisur nga antikiteti. E bukura si ekuilibër, rregull, kënaqësi, apo si dimension universal dhe e bukura në raport me të shëmtuarën. Qasja tjetër pati sipas Ndrecës, në Mesjetë, ku e bukura merrte parasysh edhe vlerën.
“e gjejmë edhe në mesjetë . E bukura lidhet me të mirën, me qenien e Zotit, Aurel Agustini, thotë që e bukura është raporti perfekt i pjesëve, aty ku ka një simetri, gjeometri, ku ka rregull, mos të harrojmë, rregulli është e kundërta e kaosit. Kozmosi është i lidhur me të bukurën”, tha ai. Në një kohë kur shëmtia është urbane, estetike, sociale, politike dhe globale- e ndikuar nga tensionet dhe pabarazitë e shumëllojshme, të flasësh për të bukurën merr më shumë rëndësi. Ndreca, u ndal edhe te moderniteti.
“Ça ndodh me modernitetin, ndodhin dy gjera themelore, e para është revolucioni galileian që nuk funksionon më fizika e cilësisë por e sasisë. Pra natyra studiohet përmes matematikës”, tha Ndreca. Biseda solli një reflektim mbi gjykimin estetik dhe mënyrat e përjetimit e perceptimit të së bukurës, e ndikuar nga epokat dhe mendimtarët që ju kushtuan studimit të natyrës njerëzore dhe sjelljeve të saj në raport me të bukurën.
