BalkanWeb ka siguruar foton e Eduart Afmatajt, autorit të vrasjes të ndodhur pak më parë në Nikël.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Eduart Afmataj ka qëlluar me armë zjarri për vdekje Artur Çangun.

  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb