Portugalia barazon 1-1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos, në ndeshjen e Botërorit. U duk se gjërat do të ishin të thjeshta pas golit të Neves në minutën e gjashtë por nuk ndodhi kështu.
Wissa barazoi shifrat, në fundin e pjesës së parë. Cr7 me shokë ushtruan presion në zonën e kundërshtarit, por pa mundur dot të fitojnë në këtë takim.Në ndeshjen tjetër, Portugalia sfidon Uzbekistanin, ndërsa Kongo gjen Kolumbinë.
