Një pedagoge, që u shfaq në protestë bashkë me vajzën e saj të mitur në krah, ka dhënë mesazhe të forta sot para qytetarëve.
Ajo pohoi se sot autoditorët po boshatisen, ndërsa shtoi se duhet të kthehet meritokracia në vend.
“Mirëmbrëma o Shqipëri e bekuar dhe ju rini që keni dhënë nga entuziazëm. Jam pedagoge prej 2010-ës. Arsimi po degradohet. Auditori është bosh. Jam nënë e 4 kalamajve. Çdo ditë shoh auditorët bosh. Ngrini zërin tuaj, lartësoni meritokracinë.”, tha ajo.
