Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një nga politikanët më të shquar amerikanë dhe një mik të madh të shqiptarëve.
Mediu theksoi se Engel, ish-kryetar i Komitetit të Jashtëm të Kongresit dhe drejtues i grupit për çështjet shqiptare, ishte një mbështetës i palëkundur i kauzave kombëtare.
Sipas tij, Engel ka qenë një “luftëtar i papërkulur” për Kosovën, të drejtat e shqiptarëve në Ballkan dhe një nga zërat kryesorë në mbështetje të anëtarësimit të Albania në NATO.
“Mirenjohja e çdo shqiptari është e pafund për Kongresmenin Engel dhe kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm, si pjesë e rëndësishme e historisë sonë kombëtare,” u shpreh Mediu.
“U prehtë në paqe, Kongresmen Engel,” përfundoi reagimin e tij Mediu.
View this post on Instagram
