Ylli amerikan i muzikës pop, Taylor Swift, dhe lojtari i NFL-së, Travis Kelce kanë vendosur datën dasmës së tyre.

Sipas mediave, ceremonia duhet të zhvillohet më 3 korrik 2026 në New York.

Ky informacion vjen pas muajsh spekulimesh se çifti do ta thotë “Po”-në e tyre fatale në Rhode Island, ku Swift zotëron një pronë luksoze. Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se ata kanë zgjedhur një hapësirë më të madhe dhe më urbane në New York, në mënyrë që të mund të presin më shumë personalitete.

New York-u ka një kuptim të veçantë për këngëtaren, e cila zotëron disa prona në atë qytet dhe ka qenë e lidhur profesionalisht dhe privatisht me të për një kohë të gjatë.

Zgjedhja e datës mbart gjithashtu simbolikë – dasma është planifikuar një ditë para Ditës së Pavarësisë Amerikane, një festë që Swift e do shumë.

Lidhja e Swift dhe Kelce filloi në verën e vitit 2023, në një mënyrë disi të pazakontë. Kelce më pas zbuloi se u përpoq ta takonte këngëtaren gjatë turneut të saj “Eras”, duke dashur t’i jepte një byzylyk me numrin e tij të telefonit, por dështoi.

Menjëherë pas kësaj, të dy u lidhën dhe, në shtator të vitit 2023, Swift e mbështeti publikisht Kelce për herë të parë duke ardhur në një ndeshje të ekipit të tij, Kansas City Chiefs, ku ajo u ul me familjen e tij.

Lidhja e tyre u bë shpejt publike dhe në tetor të të njëjtit vit ata u panë së bashku në New York pas shfaqjes Saturday Night Live, duke konfirmuar praktikisht romancën e tyre.

Gjatë viteve 2023 dhe 2024, çifti ishte shpesh në qendër të vëmendjes. Swift ndoqi rregullisht ndeshjet e NFL për të mbështetur Kelce, ndërsa ai udhëtoi nëpër botë për të ndjekur koncertet e saj.

Pas rreth dy vitesh lidhje, Swift dhe Kelce njoftuan fejesën e tyre në gusht 2025 nëpërmjet rrjeteve sociale, së bashku me fotot e një propozimi romantik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb