Fundi i muajit pritet të jetë vendimtarë për sezonin e Dinamos, me katër ndeshje brenda pak ditësh që mund të përcaktojnë objektivat e ekipit si në kampionat ashtu edhe në Kupë. Gjithçka nis më 13 prill, kur Dinamo do të përballet me Bylis në një ndeshje të rëndësishme për vendin e saj në “Final 4”.

Më pas, vetëm pak ditë më vonë, më 17 prill, vjen një nga sfidat më të mëdha të sezonit, ku përballet me Tiranën e më pas, do të caktohet edhe skuadra finaliste për në Kupën e Shqipërisë, ku gjithçka mbetet e hapur pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë kundër Vllaznisë.

Ky rezultat i parë e lë gjysmëfinalen krejtësisht të hapur, duke e kthyer ndeshjen e kthimit në një finale të vërtetë për Dinamon. Muaji për Dinamon do të mbyllet më 27 prill, me sfidën ndaj Flamurtarit, një tjetër test i fortë që mund të vulosë ecurinë e Dinamos në këtë fazë vendimtare të sezonit. Dinamo ka hyrë në “muajin e së vërtetës”, ku çdo gabim mund të kushtojë shumë dhe çdo fitore mund të ndryshojë gjithë sezonin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb