Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë sezon. Sulmuesi dardan ka realizuar 2 gola, në ndeshjen e Mallorcas ndaj Vallecanos.Fillimisht, në minutën e 36-të, Muriqi “nuhati” mirë golin dhe gjatë zhvillimit të një goditje këndi, nga brenda zonës, dërgoi topin në rrjetë.

Pak minuta më vonë, ai shfrytëzoi në maksimum një top nga krahët, duke mposhtur portierin kundërshtar. Deri më tani, lojtari dardan numëron 21 gola, ndërsa Mbappe që kryeson listën e golashënuesve, ka vetëm 2 gola më shumë. Ky sezon i 31-vjeçarit mbetet një nga më të mirët, me shifrat që e vërtetojnë më së miri diçka të tillë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb