Inter afrohet edhe më shumë me titullin kampionat, me zikaltërit që fituan 3-4 në fushën e Comos. Pjesa e parë pati ritëm shumë të lartë, me skuadrën e Fabregs që shfrytëzoi aftësitë individuale, duke kaluar në epërsi të dyfishtë, me golat e Valle dhe Paz.
Në fundin e fraksionit, mysafirët ngushtuan shifrat me anë të Thuram. Ekipi i Chivu u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe barazoi me Thuram pas një gabimi të Comos. Dumfries përmbysi ndeshjen, me holandezin që me dopietën personale i siguroi 3 pikët skuadrës. Goli i Da Cunha në fund vlejti vetëm për statistikë.
Inter kryeson me 9 pikë më shumë se ndjekësit.
