Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 30-të në kampionatin “Kategoria e Parë”, Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur edhe formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës, bazuar në performancat e treguara në fushën e lojës. Skema e përzgjedhur është 1-4-4-2.
Në portë është përzgjedhur Sinan Dani i Burrelit, i cili zhvilloi një paraqitje të mirë gjatë kësaj jave.
Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Klevis Shaqe i Skënderbeut, Ali Samake i Pogradecit, Ersildjo Asllanaj i Apolonisë dhe Arlind Kurti i Laçit, futbollistë që u dalluan për sigurinë dhe kontributin e tyre në fazën mbrojtëse.
Mesfusha përbëhet nga Ardit Ziaj i AF Luftëtarit, Rodrigo Migone i Besës, Irdi Morina i Korabit dhe Ledjo Tresa i Laçit, të cilët spikatën me paraqitjet e tyre dhe ndikimin në lojën e skuadrave respektive.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bedri Greca i Pogradecit dhe Mario Beshiraj i Skënderbeut, të cilët u dalluan në fazën sulmuese dhe kontribuan në rezultatet e ekipeve të tyre.
Trajneri më i mirë i javës së 30-të është përzgjedhur Naci Sensoy i Laçit, pas paraqitjes dhe fitores së skuadrës së tij në këtë javë të kampionatit.

