Thomas Muller, ish-lojtari i Bayern, ka folur në prag të ndeshjes së bavarezëve ndaj Real Madrid në Champions. Pavarësisht suksesit 2-1 të gjermanëve në ndeshjen e parë, Muller bën thirrje për kujdes.
“Të jem i sinqertë, Real Madridi nuk është aq i fortë sa në të kaluarën, por sigurisht që kanë lojtarë të jashtëzakonshëm. Ata gjithmonë mund të të dëmtojnë, gjithmonë janë të rrezikshëm.
I gjithë sezoni ka shkuar mirë dhe ndjehet që skuadra është gati për hapin tjetër. Shanset për të kaluar janë të mira, por duhet bërë edhe ai hapi i fundit.
E kam parë nga afër se si Kompany e udhëheq ekipin dhe si lojtarët e ndjekin. Nuk është vetëm çështje taktike, por edhe mënyra se si skuadra lufton nga minuta e parë deri në të fundit”.
