Një episod i rrallë vjen nga Argjentina, ku lojtari i Gimnasia de Jujuy, Emiliano Endrizzi, shkaktoi panik në avion, pasi bërtiti “Bomba! Bomba!”.Incidenti ndodhi të dielën ndërsa pasagjerët po bëheshin gati për një fluturim me destinacion Buenos Aires. Pasagjerët u detyruan të zbrisnin nga avioni në mënyrë që të mund të kontrollohej me kujdes çdo cep të bagazhit dhe kabinës.

Autoritetet aktivizuan menjëherë protokollet antiterror, një grup standard procedurash emergjente që përdoren në të gjithë botën kur bëhet fjalë për kërcënim potencial për sigurinë në një avion. Nuk ka vonuar shumë edhe veprimi i policisë që ka arrestuar menjëherë Endrizzin, ndërsa vetë klubi i futbollit ka përjashtuar lojtarin nga skuadra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: