Gazetari Shpend Gashi i ftuar në “Programin e drekës” në News24 teksa tregoi mesazhin që mbante në bluzën që kishte veshur, pohoi se shqiptarët duhet të dalin të gjithë në shesh.
“Shqiptar, mos rri po duku, shqiptar!”, thuhej në mbishkrimin e bluzës së Gashit, një thirrje kjo për përbashkim. Ai tha se opozita që ditën e parë tregoi fytyrën e saj të vërtetë, duke nxitur kështu më shumë dhe arsyet e protestimit nga qytetarët.
“Të gjithë ankohen, që të ikë Rama. Por duhet të dalim. Kam që kur ka nisur protesta që jam në shesh. Nuk dalin njerëzit në protestat e opozitës, se nuk rri të ha drru për karriget e tyre. Opozita e tregoi veten e vete. Qëndrimi zyrtar i PD ditën e parë ishte; këta janë investitorë është një projekt që do të kisha miratuar dhe unë. Ky standard i hodhi benzinë zjarrit. E prisja një autogol tjetër të Ramës, prej dy ditësh ndihet ardhja e Fugës nga Xhakarta, se po sulmon Goxhajn. Këta nuk dinë asgjë për kundërshtarin e tyre. Nuk dinë asgjë për mua, veçse ku punon nëna ime, apo dhe vëllai im. Nuk i pushon dot nga puna se i kthehet në autogol. U procedova penalisht në gjendje të lirë, se bllokuam rrugën për Rinas. Erdhën poliët dhe thanë; pse e bllokoni rrugën?! Se nuk duam që të kalojë kryeministri jonë i thamë.”, tha Gashi.
