Portugalia mundi 5-0 Uzbekistanin në ndeshjen e Botërorit. Spikati CR7, i cili realizoi dopietë. Trajneri i njohur, Shpëtim Duro bëri analizën e tij në “Botërori Amerikan:
“Golat Ronaldo nuk i krijon vetë. E parashikova që do jetë ndeshja e tij dhe ashtu rezultoi.
Edhe në ndeshjen e parë, Portugalia luajti mirë në pjesën e parë. Ka shumë cilësi në të gjitha repartet. Test shumë i mirë është ndeshja me Kolumbinë.
Me këto dy ndeshje që ka patur Portugalia, ndaj Kolumbisë edhe mund të shënojë CR7, por nuk do e ketë të lehtë. Treguesit i ka shumë të mirë. Nuk mund të japësh referenca për një ndeshje. Janë kundërshtarë të dobët, nuk mund të analizosh”.
