Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, i bëri thirrje Evropës të luajë një rol konstruktiv në negociatat për t’i dhënë fund luftës me Shtetet e Bashkuara, gjatë një telefonate me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Në një postim në Telegram, Pezeshkian tha se theksoi qëllimin e Teheranit për të vazhduar negociatat vetëm brenda kornizës së së drejtës ndërkombëtare, pasi “konsideron se çdo teprim dhe sjellje jashtë normave ndërkombëtare është një pengesë për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”.
“Evropa mund të luajë një rol konstruktiv duke inkurajuar SHBA-në që t’i përmbahet këtyre kornizave ”, i tha Pezeshkian Macron-it. “Qasjet e bazuara në kërcënime, presion dhe veprime ushtarake jo vetëm që nuk janë zgjidhje, por gjithashtu rrisin kompleksitetin e çështjeve dhe do të përkeqësojnë problemet që vetë pala amerikane ka krijuar.”
