Të paktën 250 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në Detin Andaman pranë brigjeve të Bangladeshit.
Sipas raportimeve, pasagjerët në anije ishin refugjatë Rohingya, si dhe qytetarë të Bangladeshit. Anija u nis nga Teknaf në Bangladeshin jugor dhe u drejtua drejt Malajzisë. Sipas informacioneve paraprake, shkaku i aksidentit ishte mbingarkesa e anijes, erërat e forta dhe kushtet e stuhive.
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar aktualisht.
Roja Bregdetare e Bangladeshit tha se MT Meghna Pride, një anije që shkonte nga Chittagong për në Indonezi, kishte shpëtuar nëntë persona nga një barkë peshkimi e përmbysur. Gazeta Daily Star, duke cituar të mbijetuarit, tha se në bord kishte 250 deri në 280 pasagjerë. Trafikantët e anijes dyshohet se i detyruan pasagjerët të futeshin në katër ndarje të ngushta të projektuara për të mbajtur peshq dhe rrjeta, ku u mbytën 25 deri në 30 persona.
