Gazetari Aulon Kalaja ka bërë një panoramë të situatës në Partinë Demokratike. Gjatë intervistës në “News24″ Kalaja theksoi se është shumë e rëndësishme që PD të ketë një platformë konkrete. Gjithashtu theksoi se ka njerëz nga PD që i kanë shërbyer PS në fushatë dhe kjo si pas tij nuk është e pranueshme.

Sa i përket përjashtimeve, Kalaja theksoi se është kundër kësaj dhe se PD duhet të bashkohet që të jetë fituese.

“PD duhet të bëjë një platformë konkrete. Jam kundër përjashtime, na duhen njerëz më shumë në PD , edhe parti të tjera opozitare. Unë gjykoj që është momenti që të bashkojmë forcat dhe të japim sinjale të forta që ne jemi faktor fitues. Bashkia Tiranës është lufta kryesore e PD por besoj e çdo partie. Pra duhet të bashkohemi me të gjithë njerëzit dhe të dalim nga situata e përjashtime. Por duhet thënë që ka njerëz që i kanë shërbyer PS. Është në statut nëse bën fushatë elektorale për partinë kundërshtare, çfarë kuptimi ka pra…E them që separatizëm në PD kemi parë pafund”, tha ai.

Sa i përket situatës në PS dhe përplasjeve, Kalaja tha se nga zhvillimet e fundit, mund të krijohet një front kundër Edi Ramës.

Ndërsa nënvizoi se kandidatura e Braçes do i prishte punë PS.

A ka kohezim mes Spiropalit dhe Braçes? Mendoj që mund të ketë njëlloj kohezioni. Ka edhe thashetheme që faktori ndërkombëtar ka kërkuar një pol të ri PS. Mund të organizohet edhe grupi i Erion Veliajt që po rri në hije. Nuk e dimë. Por Socialistët janë të zhgënjyer deri diku. Ka brumë për t’u bërë një front kundër Edi Rama. A janë për interesa personal, nuk e di? A është kandidaturë më e mirë ajo e zotit Braçe se Manastirliu? Unë mendoj që po dhe këtë  ekam të faktuar edhe nga terreni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: