Aktivisti Meçan Zotaj, në fjalën e tij para Kryeministrisë, tha se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 70-të është shprehje e një revolte të grumbulluar prej 35 vitesh. Ai bëri thirrje që protestuesit të mos lejojnë që kritikat dhe debatet në rrjetet sociale të zbehin qëndresën.

“Dalja e çdo qytetari këtu është revolta e 35 vite ndaj qytetarëve. Mund të lexoni dhe të shikoni në rrjetet sociale, patronazhistë apo delirantë që kanë qejf që të kenë vend kudo. Betejën dhe landin për betejën e la ushtari. Ai ballafaqohet me sakrificën e përditshme, me acarin, me të nxehtin dhe plumbin.

Mos të lejojmë çakenjtë që të na zbehin nga rrjetet sociale këtë revoltë. Ne duam që të jetojmë një shtëpi, shtet që na vlerëson, na pyet për vendimet, që kanë ndikim dhe peshë për atdheun tonë. Kush merret me qentë që lehin rrugës?

Ne e kemi destinacionin, një Shqipëri të pavarur dhe të pakorruptuar, një Shqipëri të re.”, tjha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: