Fermerët po rendisin sot problemet dhe shqetësimet në lidhje me punën e tyre në një takim të zhvilluar nga kreu i PD Sali Berisha.

Një prej tyre është ankuar se subvencioni i dhënë edhe për ato pak fermerë “me fat” është në shifra të papërfllshme, duke shkuar në 10 ose 320 mijë lekë të vjetra.

“Ulliri rrushi dhe fiku janë tre prodhimet tona më të mëdha. Fermerët të shkëlqyer, punëtorë e dashamirës, të gjitha gjërat pozitive i kanë, por çalojnë politikat agrare të qeverisë në lidhje me këtë çështje. Zero investime, për rrugë në toka dhe vaditje. Subvencionet edhe nipit e mbesës t’ia japësh për ditëlindje t’i kthen e thotë nuk i dua,. I japin fermerit 10-20 mijë lekë të vjetra dhe i thotë të ka subvencionuar. Po 3 hektarë kur t’i gjejmë? Kemi aq sa na dha 7501.
Pak grosistë të vogël grumbullojnë, marrin edhe TVSH. TVSH është mollë e ndaluar për fermerët, e marrin grosistët”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb