Bayern 2-3 Real Madrid

Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid  po dhuron spektakël. Fillimisht, që në minutën e parë, një top i dhënë gabim nga portieri Neuer i dhuron mundësinë Guler që të dërgojë Los Blancos në avantazh.

Festa ishte e madhe te madrilenët, me kualifikimin që mbetet i hapur. Bavarezët u përgjigjën dhe barazuan me Pavlovic, në minutën e gjashtë. Ekipi i Arbeloas mori sërish kryesimin, me një eurogol të Guler nga goditja e dënimit. Brenda fraksionit, Kane çoi shifrat në 2-2. Në të 42-tën, Mbappe dërgoi në festë tifozërinë mike, me golin e tij.

Kujtojmë që Bayern ka fituar në ndeshjen e parë me shifrat 1-2. Me interes pritet të shihet si do shkojnë gjërat në këtë takim çerekfinal të Champions.

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: