Pamje të reja janë publikuar në lidhje me sulmin e ndodhur në Turqi ku 9 persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë.

Në video shihet se si nxënësit hidhen nga dritaret e shkollës në përpjekje për të shpëtuar jetën.

Ngjarja ndodhi në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaras, ku një nxënës 14-vjeçar sulmoi shkollën me armë dhe vrau nëntë persona (tetë nxënës dhe një mësues) dhe plagosi 13 të tjerë, përpara se t’i jepte fund jetës së tij.

Nga të plagosurit, gjashtë janë të shtruar në spital në njësitë e kujdesit intensiv, me tre prej tyre në gjendje kritike. 14-vjeçari Isa Aras Mersinli , i cili ndoqi shkollën, është djali i një ish-oficeri policie. Prindërit e nxënësit janë arrestuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb