Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka paditur për shpifje kreun e PD-së, Sali Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi se “ka nxjerrë nga burgu Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës”.
Balla pretendon se Berisha ka kryer veprën penale “Shpifje e kryer botërisht” dhe “Fyerje”. Çështja është regjistruar në Gjykatën e Posaçme.
Kryedemokrati publikoi një ditë më parë një mesazh të marrë sipas tij nga qytetari dixhital, në të cilin theksohej se “Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.
Denoncimi i Berishës dje
Taulant Bego Jaris nxjerr nga burgu i Peqinit Mario Çelën!
Të dashur miq, Taulant Balla ka nxjerrë dje nga burgu i Peqinit vrasësin e rrezikshëm Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit.
Sqaroj publikun se Mario Çela ndër të tjera është personi me të cilin Taulant Balla është i regjistruar në bisedë telefonike për angazhimin e kartelit të drogës Çelaj të Elbasanit përkundrejt arrestimit nga policia të bandës rivale të kartelit Çelaj gjë që ndodhi në përputhje me marrëveshjen.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital dhe transkriptin e bisedës së Taos me Mario Çelën.

