E ardhmja e Kristjan Asllanit mund të ketë marrë një kthesë tjetër për shkak të një dëmtimi. Mesfushori po dilte pak nga pak jashtë planeve të Beshiktashit duke zbehur ndjeshëm mundësinë e transferimit përfundimtar në klubin turk, por situata e Kartal Jillmaz mund të ndryshojë gjithçka tashmë.

Mesfushori turk ishte një pikë fikse në rreshtimin e Beshiktash, kurse Asllani kishte përfunduar në stol në ndeshjen e fundit dhe nuk pritej që të ishte protagonist nga fillimi as në vijim. Por Jillmaz ka pësuar një dëmtim të rëndë duke mbyllur sezonin e kjo ka detyruar trajnerin Sergen Jallçin që të kthejë përsëri sytë nga Asllani.

Mediat turke bëjnë të ditur se ai di të rishfaqë Asllanin në mesfushën e ekipit të tij në vijim, por me një rol të ri. Asllani do të jetë ndërlidhës mes mbrojtjes dhe sulmit, si një organizator nga thellësia, detyrë për të cilën Interi e mbajti si zëvendësues të Çalhanollu këto vite.

Nëse Asllani ia del të shkëlqejë në ndeshjet e ardhshme në këtë rol, shanset e tij për të qëndruar te Beshiktash do të rriten e ndoshta e gjithë rrjedha e karrierës mund të marrë një drejtim të ndryshëm nga ai që po shkonte në një sezon për t’u harruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb