Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, deklaroi në “Kjo Javë” se nga dosja “Partizani”, ka shumë gjasa që Berisha të dalë i pafajshëm, duke mohuar një mundësi që kryeministri Edi Rama të merret i pandehur.
Beçi tha se duhet të provohet që bëhet fjalë për fakt penal apo përgjegjësi politike.
“Ka shumë dyshime nëse është fakt penal apo përgjegjësi politike apo institucionale e ligjeve të tjera të Shqipërisë që kontrollohet VKM në Kushtetuese, në Gjykatën Administrative.
Nëse do të bëhet një themel i fortë i hetimit, ka shumë fakte që të mos ketë një fakt penal, sesa shanse që ti shtohet Rama Berishës si i pandehur”, tha Beçi.
I pyetur për kallëzimin e bërë në SPAK, nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në vitin 2020, ndaj Berishës dhe Jamarbër Malltezit të cilët i akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë, ish-prokurori tha se kjo lëvizje është në dëm të Ramës.
“Nëse do të bëhet një themel i fortë i hetimit, ka shumë fakte që të mos ketë një fakt penal, sesa shanse që ti shtohet Rama Berishës si i pandehur.
Nëse aplikon logjikën e kallëzimit të Taulant Ballës, ai ja ka futur kryetarit të parties”, tha Beçi.
Eugen Beçi: Ka shumë shanse që hetimi më shumë të nxjerrë të nxjerrë të pafajshëm Berishën sesa ti shtojë Berishës, Ramën të pandehur.
Sepse fakti që përmendet e gjykohet, ka shumë dyshime nëse është fakt penal apo përgjegjësi politike apo institucionale e ligjeve të tjera të Shqipërisë që kontrollohet VKM në Kushtetuese, në Gjykatën Administrative. Nëse do të bëhet një themel i fortë i hetimit, ka shumë fakte që të mos ketë një fakt penal, sesa shanse që ti shtohet Rama Berishës si i pandehur.
Nëse aplikon logjikën e kallëzimit të Taulant Ballës, ai ja ka futur kryetarit të partisë.
