Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, në afërsi të Rubikut.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes së fortë, raportohet për një viktimë, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në këtë aks të rëndësishëm rrugor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb