Elbasani sfidon Teutën në kampionat. Para takimit ndaj durrsakëve, trajneri i ekipit nga Elbasani, Gvozdenovic, bëri vlerësimin e tij.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Teuta është një kundërshtar i fortë. Kemi disa mungesa në formacion, por jam i bindur se edhe ata që do të futen në fushë do të japin maksimumin. Jemi gati për këtë takim.

Ne shohim vetëm ndeshjet tona, nuk na interesojnë ndeshjet e rivalëve. Tani jemi në një fazë delikate të kampionatit, janë 5 javët e fundit dhe ne jemi të përqendruar vetëm te skuadra jonë që të marrim maksimumin në këto ndeshje të mbetura”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: